Ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë, Vasilis Kikilias, deklaroi se numri i zjarreve në mbarë vendin në vitin 2024 është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Duke folur në një program radiofonik, Kikilias​​​​​​​ informoi rreth zjarreve që u regjistruan në vend.

Ai tha se numri i zjarreve në mbarë vendin në vitin 2024 është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se ekipet zjarrfikëse kanë luftuar ndaj 4 mijë zjarreve që nga fillimi i vitit.

Duke pohuar se rritja në numrin e zjarreve është drejtpërdrejt i lidhur me ndryshimet klimatike, ministri grek theksoi se janë bërë reforma të rëndësishme për të luftuar zjarret më shpejt dhe me efektivitet.

Në zjarrin që shpërtheu në Varnavas, afër Athinës, më 11 gusht që u konsiderua si fatkeqësia më e madhe e vitit, një person humbi jetën ndërsa 146 shtëpi u bënë të papërdorshme.