Vazhdojnë operacionet e evakuimit të banorëve të njēsive administrative Sukth dhe Katund i Ri, të cilët rrezikohen nga dalja nga shtrati e Erzenit.

Të shoqëruar nga ekipet e Ushtrisē, Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Durrës, ata po akomodohen pranë strukturave hoteliere të qytetit bregdetar.

Gjatë pasdites u evakuuan 90 banorë, nga dy NJA-të e bashkisë Durrēs, ndërsa numri i tyre vijon e rritet me kalimin e orëve.