Policia e Durrësit njofton lidhur me zhdukjen e 31-vjeçarit pasditen e kësaj të diele se dyshohet të jetë mbytur, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

"Më datë 23.06.2019, rreth orës 15:07, në lagjen nr.1, Durrës,shtetasi D.M.,31 vjeç, banues në Skrapar, dyshohet të jetë mbytur në det. Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi", informojnë blutë e Durrësit.

NGJARJA

I riu me emrin Doland Molla, banues në Skrapar, kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve në Currila, e teksa ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera, pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej. Ngjarja ka alarmuar dy miqtë e tij të cilët kanë lajmëruar policinë kufitare, dhe kjo e fundit me mjete e personel ka nisur kërkimet por deri tani nuk është bërë e mundur të bjerë në gjurmët e të riut.