Vazhdon operacioni i kërkimit për gjetjen e trupit të peshkatarit që dyshohet se është mbytur në Currila të Durrësit.
Motovedetat e Rojës Bregdetare dhe të Policisë Kufitare po vazhdojnë kërkimin për Ardian Mërkurin, 52 vjeç, pasi dyshohet se është mbytur.
Ditën e diel, një varkë me dy peshkatarë është mbytur në zonën e Currilave. Sipas policisë, një prej peshkatarëve, Ilir Bardheti, 48 vjeç, u shpëtua në sajë të ndihmës së Policisë Kufitare në bashkëpunim me një familjar dhe ndodhet në spital, ndërsa peshkataeri tjetër Ardian Mërkuri 52 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.
Operatori i “DurrësLajm” ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes, ku ndodhej edhe vetë drejtori i Policisë Kufitarë, shërbimet e Policisë dhe Roja Bregdetare.





