Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Velipojë kanë vazhduar sot protestat e pandërprera prej 2 javësh. Mësohet se sot situata është tensionuar mes banorëve dhe policisë në orët e para të mëngjesit. 

Banorët kërkojnë që punimet të ndalohen menjëherë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë së Shkodrës dhe gjykatave të japin vendime të drejta, duke u bazuar në dokumentacionin përkatës dhe të respektuar të pronës.

Teksa fadromat po kryenin punime, banorët kanë tëntuar që ta ndalojnë atë. Në këto momente, policia ka ndërhyrë për t’i ndaluar banorët, duke arrestuar 20 prej tyre.  

Të gjithë personat e arrestuar, janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Banorët paralajmërojnë protesta të tjera dhe greva urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh