Qindra studentë të mbështetur edhe nga qytetarë të shumtë zbarkuan sërish këtë të mërkurë në bulevardet qëndrore të Beogradit për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa në fundjavë, sërish u dëgjuan fuqishëm akuzat e hedhura ndaj Vuçiçit për korrupsion dhe nepotizëm, shkaktarë sipas protestuesve të tragjedisë së 1 Nëntorit ku shembja e një pjese të stacionit hekurudhor të saporikonstruktuar të Novi Sadit i mori jetën 14 personave dhe plagosi 3 të tjerë.

Studentët marshuan drejt zyrave të Prokurorit të Përgjithshëm, ku lanë 1 mijë letra simbolike me përmbajtje të njëjtë, ku renditen këto akuza dhe ku i kërkohet atij të bëjë drejtësi të pavarur nga politika.

Para dy javësh, Vuçiç hodhi poshtë akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë për atë tragjedi. Tha se nuk do të dorëhiqej, do të nxiste vënien para drejtësisë të autorëve, ndërsa protestuesit i akuzoi si të organizuar nga forca të jashtme antiserbe.