Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me të tjera shembje nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pas dy muajsh, IKMT u rikthye në Unazën e Re, për të vijuar me aksionin e shembjes së shtëpive, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Ndryshe nga aksioni i nëntorit, banorët e zonës së Astirit nuk reaguan, ndërsa i vetmi problem ishte trafiku i makinave.