GJIROKASTËR – Fluksi i emigrantëve që vazhdojnë të kthehen në atdhe për pushimet është i madh.

Sipas burimeve të policisë kufitare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nëpërmjet të tri pikave doganore, Kakavijë, Sopikut dhe Tri Urave, 4650 shtetas dhe 1015 automjete të llojeve të ndryshme. 

Në pikën kufitare Kakabvijës, policia shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe në dalje, ndërsa ajo greke me 3 sportele.