Vazhdon aksioni i pastrimit të qytetit të Durrësit.
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve komunale kanë nisur pastrimin e varrezave të vjetra të qytetit bregdetar.
Kjo lehtëson kalimin e qytetareve nëpër rruginat e varrezave të zëna nga dherat e pemët e thata.
Një ditë më parë, punonjësit e administratës dhe ndërmarrjet ndihmëse pastruan në zonën turistike të Vollgës, nga shëtitorja “Taulantia” deri në Currila ndërsa në ditët në vijim aksioni do të shtrihet dhe në zona të tjera të qytetit.





