Aksioni për largimin e mbeturinave urbane të depozituara prej kohësh në zona të ndryshme të bashkisë Durrës ka vijuar edhe ditën e sotme.

Në vëmendjen e bashkisë dhe drejtorive në varësi ka qenë zona tek Ura e Dajlanit.

“Të mbajmë pastër qytetin është detyra jonë e përditshme por edhe një detyrë qytetare për të gjithë banorët e Durrësit.”,- shkruan ndër të tjera në një postim në rrjete sociale kyetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë aksionin për të eliminuar të gjitha vatrat e jashtëligjshme të hedhjes së mbeturinave.

Të ndarë në grupe pune, punonjësit e ndërmarrjeve tona së bashku me mjetet e pastrimit vijuan punën në zonën e Urës së Dajlanit për heqjen mbeturinave duke e pastruar edhe këtë pikë të qytetit.

Të mbajmë pastër qytetin është detyra jonë e përditshme por edhe një detyrë qytetare për të gjithë banorët e Durrësit.

Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra jonë kryesore.