Pas bojkotit 3 ditor të të gjithë seancave gjyqësore mbarë Shqipërinë, sot u mblodh Asambleja e Përgjithshme e avokatëve për të vendosur për hapat që do të ndjekin në ditët në vijim.

Këtë herë vendimet janë edhe më drastike, pasi bëhet fjalë për një bojkot 10 ditor për masat e sigurisë që do të nisë nga dita e nesërme, e enjte 30 qershor. Ndërkohë përsa i përket seancave gjyqësore, ato do të bojkotohen pa afat.

Avokatët vazhdojnë të kundërshtojnë me forcë hartën e re gjyqësore, e cila ul në mënyrë drastike numrin e gjykatave në shkallë vendi.

Dhoma e Avokatisë Durrës, ka qenë gjithnjë unison me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme.

Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë pritet të shkaktojë edhe më shumë kaos në gjykata, pasi asnjë seancë gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.

Vendimet e marra sot në Asamblenë e Përgjithshme:

1.Bojkotin e të gjitha gjykimeve pa afat.
2.Bojkotimin e Masave të sigurimit për 10 ditë.
3.Masat disiplinore për këdo që thyen bojkotin.