11 tetor 2014 – Shqiptarët tashmë e kanë shndërruar në një ëndërr, në një Eldorado mundësinë për të emigruar në Angli.

Pamundësia për të emigruar me dokumenta të rregullta në Angli i detyron, që të përpiqen të hynë në Angli ilegalisht. Gjatë vitit 2014 policia angleze në bashkëpunim me policitë greke, spanjolle, italiane, belge dhe franceze kanë goditur disa rrjete trafikantësh shqiptarë, që dërgonin klandestinë në Angli.

Për tju kundërvënë policisë angleze, trafikantët shqiptarë kanë zgjedhur Ishullin e Maltës si rrugë kalim të ri për në Angli. Rasti më i fundit është ai i Orgest Mustës, 22 vjec, i cili u kap nga policia angleze në Aeroportin e Getuikut. Orgesti me një kartë identiteti tialiane false kishte udhëtuar nga La Valleta e Maltës për në aeroportin londinez.

Orgesti e kishte blerë për 2 000 euro kartën false. Fatkeqësisht u kap nga policia dhe gjykata angleze e dënoi me një vit burg të shndërruar në dy vjet dënim me kusht dhe me dëbim të menjëhershëm nga Anglia.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/