Kontrollorët e trafikut ajror në Prishtinë po vazhdojnë edhe sot grevën. Kjo po ndodh pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.
Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë 8 orë, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit.
Gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajror. Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimum i punës në mënyrë që të mos rrezikohet trafiku ajror.