558 turistë të huaj kanë mbërritur këtë të mërkurë në Portin e Durrësit me kroçierën “Seven Seas voyager”. Pjesa më e madhe e këtyre turistëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë vendosur të shpenzojnë disa ditë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me historinë dhe natyrën e vendit tonë.
Rreth 20 autobusë janë nisur nga Durrësi me destinacion qendrat historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.
“ Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonëdhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuaraRreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit“, shkruan Rama.