Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat verilindore dhe në zonat juglindore.

Por zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.