Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit “Bye Pass”, kanë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Kështu u ndaluan shtetasi Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” si dhe shtetasja A. B., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
62-vjeçari me detyrë ndërtues dhe 48-vjeçarja me detyrë inxhiniere pranë ARRSH Durrës, u shpallën në kërkim një javë më parë së bashku me 4 persona të tjerë, teksa dy ranë në pranga dhe një në arrest shtëpie.
Operacioni ka të bëjë me abuzimet me disa tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë qytet, ndërsa dyshohet se dëmi që i është shkaktuar shtetit kap vlerën e 200 milionë lekëve të vjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





