Vazhdon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, bën me dije se ndërsa vijon puna e pastrimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës në qytet, po kështu po punohet intensivisht edhe në varreza ku po punohet për pastrimin e barishteve dhe mbeturinave inerte.
Po sistemohen gjithashtu rruginat dhe e gjithë infrastruktura.
“Puna do të vazhdojë deri në sistemimin e plotë të gjithë territorit.
Pastrimi dhe sistemimi i varrezave e bën më të lehtë lëvizjen e qytetarëve që vizitojnë të dashurit e tyre të ndjerë”, shkruan Sako.