Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në nivel vendi janë shëruar 17 qytetarë, ndërkohë që janë regjistruar vetëm nëntë raste të reja me COVID-19.
“Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju faleminderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrfikësve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”, ka shkruar Vitia.





