Në Itali edhe sot regjistrohet një shtim i rasteve, që sot janë 26824, ndërkohë që në rritje graduale është edhe bilanci i viktimave, 380 të vdekur në 24 orët e fundit.

Në rritje janë pothuajse të gjithë parametrat, duke filluar nga niveli i pozitivitetit, që sot ngjitet në 7.2%, ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive po i afrohet pragut të 3 mijë personave, ndërkohë që llogaritet se janë më shumë se gjysmë milion persona aktualisht pozitivë.

Sipas vendimeve të qeverisë, vendi me 60 milionë banorë do të mbyllet plotësisht gjatë festave të Pashkëve, pra në periudhën 3-5 prill, dhe gjithsesi do të vendoset karantina për çdo shifër që do të kalojë mesataren javore të 250 rasteve çdo 100 mijë banorë.