Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi, në total 35.427 raste që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 947 raste të reja pozitive, nga 257.065 raste të prekurish nga Covid.
Në vend sot pati edhe 274 pacientë të shëruar për një total prej 204.960 personash.
Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i rasteve aktive në vend është më shumë se 16.600.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 154 raste të reja dhe 2 viktima.
Sipas Institutit të lartë të Shëndetësisë në Itali, mosha mesatare e rasteve të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit gjatë periudhës 10 deri 16 gusht, është ulur në rreth 30 vjeç.