Sërish shtyrje e tension te parlamenti mes protestuesve dhe policisë. Në krye të turmës është ish-deputeti Flamur Noka dhe policët në lirim, të cilët herë pas here shtyjnë gardhin e policisë. Nga ana tjetër policia vijon t’u bëjë thirrje protestueve për qetësi.

Një protestues është marrë nga qytetarët e tjerë në krah, pasi ka pësuar gjendje të fikëti për shkak të turmës dhe shtyrjeve.