Borusia e Dortmundit është e pafat me autobusët. Kësaj here lojtarët e skuadrës mike me të mbërritur në stadiumin “Allianz Arena” për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bajernit, pritën disa minuta për të dalë nga automjeti.Kristian Shulz (shoferi) tentoi të hapte dyert, por ato u mbyllën menjëherë.

Në ndihmë të lojtarëve të ekipit mik shkoi shoferi i autobusit të Bajernit, Mikael Lauerbah, i cili mori çelësat nga homologu i tij dhe hapi dyert nga jashtë.