Gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar sërish trendi zbritës i viktimave dhe të infektuarve në Itali.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 454 vdekje dhe 2256 raste me Covid-19.

Deri tani janë konfirmuar 24,114 persona që kanë humbur betejën me koronavirusin si dhe mbi 180 mijë të infektuar në total.

Sot është regjistruar numri më i ulët i personave që ndodhen të shtruar në terapi intensive.

Ndërkohe ne 24 oret e fundit jane sheruar 1.822 persona, duke e çuar numrin në total ne 48.877 të sheruar.