10 gusht 2015 – Durrësi është mbërthyer si asnjë herë tjetër në darën e vapës.

Që prej një muaji temperaturat ditore shënojnë mbi 32 gradë celsius, ndërsa reshjet e shiut e “kanë harruar” prej kohësh qytetin bregdetar.

Javën e kaluar shira të rrëmbyeshme prekën një pjesë të qyteteve tona kryesore, madje reshje shiu u regjistruan të shtunën edhe në zonën e Sukthit, vetëm 11 km larg Durrësit.

Meteorologët parashikojnë ndryshimin e kushteve të motit vetëm në fundjavë, megjithëse duhet pranuar se vapa dhe zagushia kanë krijuar probleme edhe në saktësinë e këtyre parashikimeve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/