Një 16-vjeçar në Itali, është dënuar ditën e sotme me 17 vite burg për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila ra nga ballkoni i banesës së saj nga kati i shtatë, ngjarje kjo e 25 tetorit 2024 në Piacenza.

Sipas medias italiane Ansa, seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e të Miturve në Bolonja, ku gjyqtari vendosi për dënimin me 17 vite heqje lirie, pasi prokurori i çështjes kishte kërkuar 20 vite dhe 8 muaj burg.

Viktima dhe 16-vjeçari kanë qenë të lidhur, e sipas raportimeve të mëparshme, ka qenë 13 vajza e cila i ka dhënë fund marrëdhënies për shkak të problemeve që kanë pasur.