Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar të ndalohet fostoksina në Shqipëri, pasi është substancë ndjellëse e vetëvrasjeve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu tha se një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë.

Ai tha se kjo substancë duhet të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës.

Në fund, ai kërkoi që fosktoksina të shpallet e ndaluar, ndërsa shtoi se ka plot substanca të tjera jo të dëmshme.

“E dini ju që një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë. 

E kam ngritur 100 herë zoti ministër që ajo substancë kaq toksike, vdekjeprurëse ndjellëse e vetëvrasjeve nga ana psikologjike të hiqet nga farmakopea bujqësore.

Të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës dhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepta sigurie dhe jo të shitës nëpër rrugë, në kioska duke shtuar dëshirën për vetëvrasjen e të rinjve.

Fosktoksina të hoqët të shpallet e ndaluar. Ka plot substanca të tjera jo të dëmshme,” tha Tritan Shehu.