17shtator 2015 – Pas vetëvrasjes së një 16-vjeçari mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30, pranë rrugës “Berisha” në Kamëz, Policia e Tiranës ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes duke shpjeguar se adoleshenti, bashkë me nënën e tij kanë qenë më parë në komisariat për shkak të konflikteve që kanë pasur në familje.
Një ditë më parë u raportua se 16-vjeçari Artan Bushi, u hodh nga kati i pesë i një pallati duke gjetur vdekjen në QSUT.
Panorama shkruan se, nëna e Bushit telefonoi Sallën Operative se në banesën e saj kishte konflikt në familje dhe se djali i saj është konfliktuar vazhdimisht, duke ushtruar edhe dhunë ndaj dy vajzave më të vogla. Pas këtyre konflikteve policia thotë se nëna kërkoi ndihmën e forcave të rendit që djali të mos e përsëriste më këtë veprim.
“Ne banesen e saj menjehere ka shkuar Patrulla e sherbimit duke i shoqeruar te dyja palet se bashku me nenen per ne Komisariat. Ne oren 19: 00 keta shtetas ne mjediset e Komisariat nr.5, jane marre ne pyetje lidhur me konfliktin qe kishin ne familje”, njofton policia.
Ndërsa shton se sipas deklaratës së nënës, 16-vjeçari kishte dy vite që shfaqte probleme me shëndetin mendor duke treguar sjellje agresive ndaj anëtarëve të familjes.
“Pas intervistimit te te miturit ne prezence te Oficerit te Policise Gjyqesore dhe nenes se tij ky shtetas ka deklaruar se nuk do e perserise me nje veprim te tille me familjaret e tij duke rregulluar sjelljen me motrat dhe me pas jane larguar per ne banese. Me pas ne oren 20:30 ne Sallen Operative mberrin nje telefonate per nje person te hedhur nga kati i 5 i nje banese. Menjehere Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe Ambulanca e cila i ka ofruar ndihmen mjekesore shtetasit te hedhur duke e transportuar per ne spital ku më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme”,-njofton policia.
/portali DurresLajm/