KORCE, 7 prill 2013 – Policia e Korçës ka arrestuar sot drejtuesin e zetorit të përmbysur në lumin Devoll ditën e djeshme, ku humbët jetën 2 gra të moshës 30 dhe 34 vjeç.

Spiro Zyfi, 36 vjeç, banues në fshatin Dobranj të Devollit, është arrestuar pasi ai nuk kishte leje drejtimi për mjetin që drejtoi ditën kur ndodhi ngjarja.