Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e “Skela Syla”, pasi nga rrëzimi i skelave në pronësi të tij nga një pallat në rrugën “Faik Konica” më 16 gusht, humbën jetën 2 punëtorë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi me iniciale P. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë 2 punëtorë.”





