Arrestohet drejtuesi i njërit prej mjeteve që u aksidentuan një ditë më parë në Cërrik, ku humbi jetën 20-vjeçarja Kamela Hamiti dhe u plagosën katër persona të tjerë.
Policia e Elbasanit vuri në pranga Naim Halilin, 58 vjeç banues në Cërrik.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 123 BE, në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në fshatin Shtërmen është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S.H, 24 vjeç banues në fshatin Thanë, i fejuari i viktimës.
Si pasojë, u aksidentuan dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët A.H, 52 vjeç dhe L.H, 62 vjeç të dy banues në Cërrik. Të katërt të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.





