Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku ka ndërruar jetë një 20-vjeçare shtatzënë gjatë lindjes.

E reja Klea Muxhaj, ka ndërruar jetë në maternitetin e Gjirokastrës gjatë operacionit në sallën e lindjes së fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 dhe shkak mësohet se janë bërë komplikacionet e rënda.

Prindërit e saj, kanë hedhur akuza duke thënë se vajzën e tyre e kanë marrë në qafë mjekët, pasi ajo nuk kishte probleme shëndetësore.

Ata kënë thënë se 20-vjeçarja është futur dy herë në sallën e operimit.  

“Na e morën vajzën në qafë mjekët. Ajo nuk kishte probleme. E futën dy herë në sallën e operimit“, thanë prindërit.

Ndërkohë pritet një reagim nga ana e bluzave të bardha për të zbardhur se në çfarë rrethanash ajo ka ndërruar jetë.