Sot në orën 10.00 para godinës së Maternitetit të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan, familjarët dhe të afërmit e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë tri ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme, që t’iu bashkohen këtë të enjte për të protestuar.

Kjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kur zhvillohej seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për dy mjekët e arrestuar nga policia pas vdekjes së 25-vjeçares me banim në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Rexhina Debrova, ndërroi jetën pas një komplikacioni të rëndë, në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj e parë. Ndërkaq, dje gjykata vendosi t'i lirojë mjekët e t'i hetojë në gjendje të lirë.