Të tjera detaje zbulohen për vdekjen nga Covid-19 të 28-vjeçares nga Korça në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se e reja ishte shtruan në gjendje të rëndë në spitalin Covid2 dy javë më parë.

6 ditë më parë viktimën e kanë çuar dhe ka lindur në një maternitet të Tiranës, më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.

Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë për BW që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.