Klinika e mjekut Roland Xhaxho, në të cilën kreu ndërhyrje 3-vjeçari Brian Spahiu që më pas ndërroi jetë nuk kishte licencë për klinikë dentare.

Sipas News 24 në dokumente zbulohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pasi 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrjen në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor në reanimacionin e pediatrisë në QSUT, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.

Në dokumentet tregohet një inspektim që është bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ndërkaq, babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.