Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, teksa po shoqërohej nga forcat policore.
Gjatë takimit me banorët e Elbasanit, Rama tha se po akuzohet policia e shtetit për vrasjen e të riut, por çështja po trajtohet në mënyrën më serioze dhe se janë pezulluar nga puna efektivët që ishin të pranishëm, në mënyrë që mos të jenë të përfshirë.
Rama tha se në lidhje me çështjen është ngarkuar dhe po punon mjekësia ligjore dhe se deri më tani nuk ka shenja që një gjë e tillë të ketë ndodhur nga faktorë të jashtëm.
“Kanë që dje që po akuzojnë policinë që ka vrarë një djalë të ri ndërkohë që në mënyrën më serioze policia ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë, është ngarkuar mjekësia ligjore që po bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë, të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq”, u shpreh Rama.