Njëri prej viktimave të aksidentit të superstradës Shkodër- Lezhë, ka qenë miku i deputetit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.

Në një status në rrjetin social Facebook, deputeti shpreh dhimbjen për humbjen nga jeta të Gentian Tomës, pasi makina me të cilin po udhëtonte së bashku me kushëririn e tij Robert Ejlli u përplas me një kamion.

Statusi i plotë i Ndreut:  

Gentian Toma, ishte shume herët për ty me ike..! Do i mungosh familjes, por dhe ne. Të kishim shok të mirë, krah të fortë. Një djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im!