Policia e Korçës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Pogradec, ku një person u gjet i pajetë dhe me shenja në kokë.
Policia hedh posahtë pistën e vrasjes dhe bën me dije se 36-vjeçari K.Ç. është hedhur nga tarraca e pallatit, pasi vuante nga çrregullime mendore.
“Pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e procedurale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, rezulton se ky shtetas në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur. Shtetasi K.Ç., ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin grek ku edhe punonte”, sqaron policia.
Trupi i viktimës u gjet rreth orës 06:10 në lagjen nr. 5 në Pogradec, në rrugë.





