Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rus.
Mësohet se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike, dyshohet kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.
Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.





