Janë pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në një hotel në plazhin e Golemit. Ky vendim i prokurorisë së Durrësit vjen pasi Rusia nuk u është përgjigjur letërprorosive lidhur me hetimet për vdekjen e Sergei Burenkov, bashkëshortes, vajzës dhe dhëndrit të tij.

4 turistët rusë u gjetën pa jetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin ‘Gloria’ në Qerret në tetor të vitit 2021. Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore rusët ndërruan jetë nga asfiksia prej dioksidit të karbonit.

Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel ‘Gloria’ në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë.