Duke iu shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital (gjendje stupori), më datë 27.08.2018, në orën 12:22, kur menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit.
Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëhershme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
“Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares”, thuhet në reagimin e spitalit.





