Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin vdekjes së 68-vjeçarit teksa po transportohej nga Spitali Infektiv drejtë atij të Gjirokastrës.

Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se viktima ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

NJOFTIMI I PLOTË

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit nga Spitali Infektiv drejtë atij të Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.