Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën vajza 7-vjeçare e cila kishte rënë në koma në Pediatrinë e Durrësit, ka reaguar edhe shefi i këtij departamenti, Fatmir Shahini.

Për "DurrësLajm", Shahini ka treguar se fëmija ishte prej tre-katër ditësh me temperaturë shumë të lartë. Sipas tij, e mitura është dërguar në pediatri në gjendje të fikëti dhe pas orës 19 të mbrëmjes së kaluar, gjendja e saj është rënduar.

"Vajza erdhi me virozë dhe ra në komë nga një virus i rëndë, ky ishte rast komplikacioni, rast erdhi ekstrem."

Shefi i Pediatrisë gjithashtu bën me dije se virozat janë shtuar shumë. "Vetëm mbrëmë në kohën kur mbërriti vajza kishim mbi 174 raste urgjence në pediatri."