DURRES, 13 mars 2013– Policia e Durrësit jep sqarime të tjera rreth vdekjes së shtetasit Mexhid Troplini.
Me përfundimin e veprimeve të para hetimore u konkludua se kemi të bëjmë me një vetëvarje.
Shtetasi Mexhid Troplini, 82 vjec, u gjet i varur rreth orës 07.00 nga familjarët në një kasolle afër banesës së tij në fshatin Rromanat Komuna Rrashbull Durrës.
Nga hetimet e para rezultoi se tek ky shtetas ishin shfaqur kohët e fundit shenja të depresionit.
Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.





