Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamje nga operacioni i shpëtimit të një grupi alpinistësh të mbetur në “Majën e Jezercës”. 

Peleshi bën me dije se grupi i alpinistëve kroatë kanë ardhur nga Mali i Zi dhe fatkeqësish një 43-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e terrenit malor. 

Paraprakisht ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Ndërsa po vazhdon operacioni i shpëtimit, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë. 

“Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”. 

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën. 

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar”,-shkruan Peleshi.