Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga aksidenti tragjik, që i mori jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 gjatë mesnatës së të dielës, në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Viktimat janë identifikuar si shtetaset D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Ato ishin duke udhëtuar në mjet me 18-vjeçarin, F. SH., i cili drejtonte mjetin, si dhe dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç. Këta të fundit ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se 18-vjeçari F.Sh., pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një pemë pranë një muri rrethues të një ndërtese.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.