Policia po heton pistën e krimit në familje në lidhje me 13-vjeçaren, e cila humbi jetën mbrëmjen e 11 tetorit, sapo mbërriti në spital.
Dyshohet se vajzës i janë gjetur saçme në trup.
Policia ka shoqëruar në komisariat të atin dhe të ëmën, por komunikimi me ta është i vështirë për shkak se ata janë shurdhë memecë.
Zyrtarisht policia nuk dha dje detaje për shkakun e vdekjes, ndërsa sot në banesën e saj po bëhet ceremonia e varrimit.
Ka qenë i ati që e ka shoqëruar në spital vajzën, por mësohet se ai ka shkuar në banesë një orë me vonë dhe e ka gjetur vajzën të plagosur.





