Megjithëse ka kaluar një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit Emiliano Sala, beteja ligjore mes Cardiff dhe Nantes është ngritur në një tjetër nivel.
Dy klubet akuzojnë njëri-tjetrin dhe kanë pretendimet e tyre financiare, pasi transferimi i sulmuesit argjentinas nga Ligue 1 në Premier League u ndërpre në mënyrën më fatkeqe të mundshme. Cardiff dhe Nantes kishin arritur akordin për futbollistin në një operacion që afrohej me 30 milionë euro.
Por, kur Emiliano Sala po udhëtonte drejt klubit të ri, avioni i tij u rrëzua në ngushticën e Le Mans, duke i shkaktuar vdekjen lojtarit dhe pilotit David Ibbotson. Pas përballjes në shkallët e drejtësisë sportive dhe me çështjen që pret vendimin e KAS, tashmë është ngitur edhe një padi penale.
Sipas “L’Equipe”, Cardiff ka prezantuar një padi kundër një pale anonime për të shqyrtuar përgjegjësinë e klubit të Nantes, presidentit dhe pronarit të tij në operacionin për transferimin e Emiliano Sala, që solli edhe vdekjen e tij. Padia bazohet mbi disa elementë të cilësuar “shqetësues” mbi organizimin e udhëtimit dhe avionit që u përfshi në aksidentin fatal.





