Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur, ndërsa dyshohet se janë helmuar me kërpurdha, kur ishin në Gjirin e Lalzit me pushime.
Vajza e Afrimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për ta, në rrjetin social Facebook.
“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit”,- ka shkruar vajza e Afrimit.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga kryetari i komunës Gjilan i cili shprehu ngushëllimet e tij dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Afrimi, Ferdinazja dhe Elfetja dyshohet se janë helmuar nga disa kërpudha që kishin mbledhur dhe më pas i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit.
Lidhur me vdekjen e tyre, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca e familjes Haliti do të mbahet në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan, në orën 11:00.
“Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për media lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rruga Hamdi Pogragja, nr 34-Gjilan, ora 11:00)”,- thuhet në njoftimin e familjes.





