Mediat italiane shkruajnë sot, se pas humbjes së tmerrshme të vogëlushes shqiptare, e cila gjeti vdekjen nga sulmi i qenve pitbull, policia italiane ka nisur hetimin për prindërit e saj dhe veterinerin e qenit.
Në hetim për vdekjen e të voglës 13-muajshe, Viktoria Zikaj, janë marë edhe babai Egi Zikaj 25-vjeç dhe nëna, Olga De Luca, 22-vjeç.
Sipas policisë italiane, ashtu si raportojne mediat, dy qentë kishin sulmuar e plagosur rëndë një qen tjetër pak javë më parë. Ndërsa veterineri që kuroi qenin nuk e kishte raportuar ngjarjen dhe për këtë po hetohet.
Vogëlushja ndërroi jetë më 17 shtator.





