Policia e Fierit ka arrestuar edukatoren e kopshtit privat në Fier, që kujdesej për 3-vjeçarin i cili humbi jetën humbi jetën ditën e djeshme.
27-vjeçarja, Redina Binjaku akuzohet se është treguar e pakujdesshme, ndërkohë që fëmija i mitur ishte nën përgjegjësinë e saj.
Njoftimi i Plotë:
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





